19:14 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se situata momentale e rrugëve pas reshjeve të shiut, është në kontroll ani pse ka ende vështirësi në disa vende.

Lekaj ka thënë ministria që ai drejton është në kontakt me komunat e prekura nga vëshimet dhe institucionet relevante për çdo eventualitet, raporton Indeksonline.

“Situata momentale na interpretohet që është në kontroll ani pse ka ende vështirësi në disa vende. Keni vëmendjen gjatë vozitjes përcjellin shenjat e komunikacionit, disa vende janë shënuar nga inspektoriati ynë si vende me rrezikshmëri dhe ju tregojnë se duhet patur kujdes. Jemi në kontakt me Komunat e prekura nga vërshimet dhe poashtu me institucionet relevante për çdo eventualitet” ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në kujdestari të vazhdueshme që të mos ketë bllokim të rrugëve.

“Sot ka qenë një ditë jo e lehtë për shumë Komuna të Republikës së Kosovës. Gjatë ditës kemi patur raportime për rrëshqitje dhe erodime të dheut në rrugët e brezit kufitar të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në kujdestari të vazhdueshme dhe kanë bërë me të mirën të mundshme që të mos kemi bllokim të rrugëve” ka thënë Lekaj./Indeksonline/