10:19 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëndim horror në NBA (Video)

Rënia e rëndë e basketbollistit të Golden State, Patric McCaw, shënoi ndeshjen mes Sacramento Kings dhe kampionit aktual të NBA-së.

Basketbollisti i ri bëri një ngulitje, por ishte i pafat pasi u rrotullua dhe humbi kontrollin duke rënë me pjesë të shpinës në parket, transmeton IndeksOnline.

Ishte i qartë lëndimi, pasi 22-vjeçari filloi të ndjej dhimbje të madhe në pjesën e shpinës.

Pas 10 minutave, basketbollisti u largua nga fusha me barelë.

Vince Carter, lojtari kundërshtar i cili ishte afër Patricut, thotë se nuk bëri asgjë me qëllim edhe pse kundërshtarët e fajësojnë atë.

Takimin ën fund e fitoi Golden State 112 me 96. Koshashënuesi më i mirë ishte, Kevin Durant me 27 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime./IndeksOnline/