Lëndohet Coutinho, Barcelona tregon se sa kohë do të jetë jashtë fushave
Barcelona ka njoftuar se Phelipe Coutinho ka pësuar një lëndim. Me një njoftim zyrtar, skuadra katalonase thotë se ylli brazilian do të jetë nga dy deri në tri javë jashtë fushave.
“Coutinho vuan nga një lëndim në biceps femor në këmbën e majtë. Për shkak të këtij lëndimi, mesfushori do të jetë jashtë fushave mes 2-3 javësh” thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Coutinho do të humbas ndeshjen ndaj Betis këtë javë, ndërsa do të jetë jashtë fushave për për ndeshjet e Brazilit në vikendin e ardhshëm./Indeksonline/