75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / Gj Sh

Lëndohet Granit Xhaka

Granit Xhaka ka pësuar një lëndim të ri.

Skuadra e Sunderlandit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se futbollisti kosovar ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, në fitoren ndaj Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.

Si pasoj e këtij lëndimi, Xhaka nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës, për ndeshjen e sotme ndaj West Ham.

”Granit Xhaka është përjashtuar nga udhëtimi i sotëm i skuadrës së tij te West Ham United.

Mesfushori pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe tashmë po kalon një periudhë rehabilitimi në “Academy of Light”.”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet nëse Granit Xhaka do të kthehet në ndeshjen e ardhshme apo do të mungoj edhe më shumë./IndeksOnline/