13:07 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Lëndohet Nadal, Cilic në gjysmëfinale (Video)

Rafael Nadal nuk ka arritur ta mbyll ndeshjen për shkak të një lëndimi  kundër kroatit, Marin Cilic.

Numri një në Botë, pati një dhimbje të madhe në këmbën e djathtë, dhe kështu u detyra të tërhiqet nga kjo garë, transmeton IndeksOnline.

Takimi ishte duke shkuar baras 2 me 2 në sete, pas 3 orë e 52 minuta lojë. Në setin e pestë, kroati ishte duke udhëhequr me rezultat 2-0, por Nadal u tërhoq për shkak të lëndimit.

Cilic me këtë fitore u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kundërshtari nga Britania e Madhe, Edmund./IndeksOnline/