23:46 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Lëndohet një person në Prishtinë, theret me mjet të mprehtë

Një person ka marrë lëndime në Prishtinë, pasi i njëjti sonte është therur me mjet të mprehtë nga një person tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:20 është pranuar informata  se në lagjen Dardania në Prishtinë, një person është sulmuar dhe dyshohet se  ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, tha Borovci.

Ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit si dhe po punon për identifikimin dhe lokalizmin e të dyshuarit.