18:41 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lëndohet një person në vendin e punës në Mitrovicë

Një punëtor është lënduar teksa ishte duke punuar në një punishte betoni.

Rasti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se dyshojnë që personi në fjalë është lënduar nga një vinç gjatë kohës së punës.

“Në orët e pasdites është raportua se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Personi ishte lënduar në vendin e punës në një firmë të betonit. I lënduari është dërguar më pas në Prishtinë, në QKUK”, tha Zahiti.

Zëdhënësi i Policisë tregoi se rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Policia ka intervistuar disa punëtorë të tjerë në atë punishte lidhur me këtë rast./Indeksonline/