13:31 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Lenglet: Askush s’jemi të sigurt te Barcelona!

Clément Lenglet i ka përcjellur me shqetësim raportet e fundit nga Barcelona ku thuhet se ka një krizë financiare.

Mbrojtësi francez ka komentuar shkrimet e mediave ku thuhet se përveç Messit, Ter Stegen e De Jong, të gjithë futbollistët e Barcelonës do të jenë pjesë e afatit kalimtar.

“Asnjë futbollist nuk jemi të sigurt për asgjë. Këtu nuk ka askush të ardhme të sigurt. Shpresoj që unë të jem pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të varet nga skuadra, e jo nga unë” ka thënë Lenglet./Indeksonline/