23:46 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Lenjani: Jam shumë krenar që i ndihmova shokët e mi për fitoren

Shqipëria e kreu detyrën me sukses ndaj Andorrës, ku edhe fitoi takimin me rezultatin final në 0:1.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për “Shqiponjat”, pasi fituan tre pikë të plota në ndeshjen parë për kualifikimet në Botërorin e Katarit dhe u vendosën në vendin e dytë të grupit I, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe relizatori i golit të fitores për Shqipërinë, Ermir Lenjani ai tha se ndihet i lumtur që i ndihmoi shokët për fitore:

“Jam shumë krenar që i ndihmova shokët e mi për fitoren, jam shumë i lumtur”, tha ai.

“Nuk ka qenë lojë shumë e mirë, të them të drejtën, duhet të analizojmë çfarë mund të bëjmë më mirë kundër Anglisë”.

“Ndjehem shumë mirë, si ofensive, si defensivë, mundem me lu çdo kund, trajneri më dha besimin, mundohem të bëj sa më mirë dhe besoj se nuk ishte keq”, tha ai.