75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / Gj Sh

Lens e rrëzon PSG-në nga ‘froni’

Skuadra simpatike, Lens ka marr një fitore tjetër në Ligue 1.

Lens sonte shënoi fitore bindëse në udhëtim te Paris FC, me rezultat 5-0.

Wesley Said dhe Rayan Fofana shënuan nga dy gola, derisa një tjetër e shënoi Florian Thauvin.

Me këtë fitore, Lens merr kryesimin e tabelës me 52 pikë, duke e rrëzuar nga froni PSG-në, e cila ka 51 pikë./IndeksOnline/