20:38 / E Enjte, 15 Prill 2021 / A. A

Leon Dajaku ‘ia kthen shpinën’ Kosovës, zgjedh përfundimisht Gjermaninë

Kohëve të fundit pati shumë polemika në lidhje me zgjedhjen e Leon Dajakut, mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Mesfushori shqiptar për herë të parë ka folur publikisht në lidhje me këtë temë.

Ai ka bërë të ditur se ka zgjedhur ta përfaqësojë Gjermaninë, shkruan Indeksonline.

“Futbolli është gjithçka për mua. Jam duke dhënë maksimumin dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar. Kam zgjedhur Gjermaninë” deklaroi Dajaku. 20 vjeçari është futbollist i Bayernit të Mynihut.

Në janar të këtij viti u transferua në formë huazimi te Union Berlin.

/Indeksonline/