12:30 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Leon Hoxha, talenti që po përcillet nga Dortmundi

Talentët shqiptarë në Zvicër janë me bollëk. Shumë prej tyre kanë arritur edhe në nivele të larta, e shumë të tjerë kanë nisur një rrugë të tillë.

Leon Hoxha është talenti i radhës që jep shpresa të mëdha të të qenit në rrugë të mirë për të arritur nivele të mëdha.

Por, kush është Leoni? Është 11-vjeçar që prej disa vitesh luan për grupmoshën U-12 të Luzernit. Vjen nga një familje e njohur sportistësh në Gjakovë. Babai i tij, Dritoni prej 13-vitesh luan në liga të ndryshme të Zvicrës, ndërsa gjyshi i tij është i mirënjohuri, Genc Hoxha, momentalisht pjesë e shtabit teknik të trajnerëve tek Kombëtarja A të Kosovës.

Leoni është mesfushor, ndërsa prej muajsh një vëzhgim të tij po e bënë Dortmundi. “Do të ishte ëndërr e imja të luaja për Dortmundin”, thekson Leoni, shkruan Gazeta Olle.

Ai do të mbetet tek Luzerni të paktën deri në moshën 14-15 vjeçare, në mënyrë që të ‘pjeket’ edhe më shumë si lojtar.

Për Leonin dhe babain e tij, Dritonin, kishte shkruar vitin e kaluar edhe portali zviceran, luzernerzeitung.ch.

Luzerni vlerësohet edhe si vatër e talentëve shqiptarë, ku pjesë e ekipit të parë është edhe lojtari i Kosovës, Liridon Voca, ndërsa deri në vitin e kaluar, pjesë e tyre ishte edhe Hekuran Kryeziu.

Video e Leoni para dy viteve: