10:28 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Leonardo paralajmëron Gattuson, i tregon se çfarë pret në tri ndeshjet e radhës

Gennaro Gattuso nuk është në rrezik të shkarkohet nga Milani, por Leonardo raportohet se e ka paralajmëruar atë se ”do t’i japë një sinjal në ndeshjet e ardhshme”.

”Rossonerët” e kanë filluar dobët sezonin e ri dhe pas barazimit me Atalantan në fundjavë, ata renditen në vendin e 12-të në Serie A, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sipas Corriere dello Sport, drejtori teknik, Leonardo e ka bërë të qartë se një reagim është i nevojshëm në ditët e ardhshme.

Megjithatë, posti i Gattusos nuk është aktualisht në rrezik, transmeton IndeksOnline.

Tri ndeshjet e ardhshme të Milanit janë kundër Empolit dhe Sassuolos si mysafir, më pas me Chievon në shtëpi.

Milani pret nëntë pikë nga kjo ndeshje dhe pas pushimit internacioanl, ”Rossonerët” do të përballen me rivalin lokal, Interin./IndeksOnline/