18:18 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Leotrim Kryeziu tashmë ka vendosur se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë

Leotrim Kryeziu ka përfaqësuar Kosovën e grupmoshave, U-19 më parë, teksa ka luajtur rol krucial në fitoret e ekipit Kombëtar.

Kryeziu, i transferuar këtë verë te Lugano nga Drita, nga dita në ditë po tregon potencialin e tij të jashtëzakonshëm.

Së fundmi, është përfolur për rikthimin e tij në Kombëtare, por në një kategori më lart.

Kryeziu thotë se është në formë të mirë dhe se mezi pret ftesën nga grupmoshat, U-21, transmeton IndeksOnline.

“Me Përfaqësuesen U19 kam bërë lojëra mjaftë të mira ku kam pasur edhe nderin të jem kapiten”.

“Në gjashtë ndeshje ndërkombëtare kam shënuar pesë gola dhe kjo më bënë tejet të lumtur”.

“Jam në formë tejet të mirë dhe mezi pres të marrë ftesë nga Përfaqësuesja U21”, tha Leo për Telegrafin./IndeksOnline/