13:31 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

”Lepuri” i Jeff Koons shitet 91 milionë dollarë

Një skulpturë e Jeff Koons u shit për 91,1 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork duke thyer kështu rekordin për veprën e shitur më shtrenjtë nga një artist që jeton akoma.

Skulptura e artistit amerikan e bërë në vitin 1986 me emrin “Lepuri” – një model çeliku në formën e një lepuri tullumbace në lartësinë 140 centimetra – u vlerësua nga shtëpia e ankandeve ”Christie” për t’u shitur në vlerën 50 deri 70 milionë dollarë.

Sipas ”New York Times”, skulptura është blerë nga një tregtues arti, Robert E Mnuchin, babai i sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.