13:56 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Letër drejtuar qytetarëve, me rastin e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit

Shkruan: Liridona Lluka

Mirëmëngjesi! Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj që unë jam në listen e atyre njerëzve që tash e dy dekada punojnë ndershëm për vendin, jam në listën e atyre njerëzve që paqen sociale nuk e gjejnë te LEKU dhe me LEKUN, por me punë.

Unë, bija jote Kosovë, I takoj një populli fisnik që komunikoj në nivelin e barabartë, si pjesëtare e një shteti të lirë dhe asnjëherë nuk negociojmë nga frika, por as mos të kemi kurrë frikë që të negociojmë. Të dashur qytetarë, Unë bashkë me juve, me njerëzit e ndershëm të Vendit tim, jemi në pritje të një të ardhmje të madhe për Republikës së Kosovës, një të ardhmje ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë dhe e fundit por jo nga rëndësia, duam që Kosova mos të jetë fole e mendimeve të kota por e vendimeve të mëdha.

Nga sot kur tashmë i dimë listat për deputet, kur para vetes kemi mjetin për të arritur qellimin, VOTEN, kohën që kemi para (deri me 6 tetor) duhet ta përdorim si mjet, jo si një divan.

Andaj, hapni sytë e mos u ankoni, e mos e shani vendin Tuaj, bëjëni më të mirë me votën tuaj, pastaj 4 vitet tjera punoni e mos u ankoni si qyqe. Fundja, kjo ankesë ndaj vendit, është bërë bajate dhe neveritëse, sepse, secili duhet t’i kontribuoj vendit me punë e jo ankesa.

Kosova është vend i lumturisë, Kosova është vend i mundësisë, Kosova është vendi më i mirë në botë, me njerëzit më të mirë.

Dëshmoje!