10:57 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Levante ka ende besim te Armando Sadiku

Levante ka filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Në skuadër, këtë merkato, pritet të ketë 2 afrime të reja. Për ta bërë këtë, duhet të largohen më parë 2 futbollistë.

Federata Spanjolle nuk e lejoji disa ditë më parë huazimin e Sadikut në Zvicër, por vetëm shitje përfundimtare.

Sipas asaj që raporton “Marca” sulmuesi i kombëtars sonë nuk do të largohet, pasi drejtuesit nuk duan të humbasin përfundimisht shërbimet e tij, edhe pse ai vjen nga 1 dëmtim i gjatë. Largime pritet të jenë ato të Samu Garsia dhe Sheik Dukure. Kujtojmë se Sadiku vjen pas një dëmtimi të rëndë, por pritet që në fillim të shkurtit ai të jetë gati.