75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 18 Prill 2024 / Gj. Sh

Leverkuseni i Granit Xhakës në gjysmëfinale të Europa Ligës, mbetet e pamposhtur

Pasi fitoi Bundesligën e Gjermanisë, Bayer Leverkusen ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Alonso, ku luan edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka, në çerekfinale e eliminoi West Hamin, me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e sotme e zhvilluar në ”London Stadium”, përfundoi me barazim 1-1.

Bayer Leverkusen vazhdon të jetë ende e pamposhtur këtë sezon në të gjitha garat, edhe pas 44 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Në gjysmëfinale Leverkusen luan me skuadrën e Romës./IndeksOnline/