09:47 / E Hënë, 23 Janar 2023 / B O

Lëvizja e Ronaldos në debutim që ngriti publikun në këmbë

Cristiano Ronaldo ka debutuar sot në elitën e futbollit arab. Al Nassr është përballur me Ettifaq-in në një ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 1-0 për verdheblutë.

Ekipi i Ronaldos fiton me anë të golit të shënuar në minutën e 31-të falë Talisca-s.

Ronaldo nuk i ka humbur ende aftësitë e tij.

Edhe pse në moshën 38-vjeçare, 5 herë fituesi i Topit të Artë driblon lehtësisht kundërshtarët.

Ronaldo ka vënë në vështirësi mbrojtësin kundërshtar, i cili nuk e kupton nga shkon topi dhe rrëzohet përtokë vetëm me një lëvizje të portugezit.