12:27 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Lëvizja për Bashkim udhëheqë me financat në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës dje mbajti mbledhjen e rregullt, ku Agim Kuleta i Lëvizjes për Bashkim, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Prishtinës.

Pas betimit të tre asambleistëve të rinj, filloi edhe zgjedhja e kryesuesit, ku kandidat ishte Shefki Gashi i LDK-së dhe Agim Kuleta.

Pas votimit, ky i fundit doli të ketë përkrahje më të madhe të asamblistëve.

Kuleta mori 27 vota, ndërsa, Gashi vetëm 19 vota.

Por, burimet e Indeksonline brenda kabinetit të Ahmetit tregojnë se Lëvizja për Bashkim përveç kryesuesit të Kuvendit Komunal do të udhëheqë edhe me një drejtori në Prishtinë.

“Lëvizja për Bashkim përveç udhëheqjes së Kuvendit Komunal do të udhëheqë edhe me Drejtorinë e Financave në Komunën e Prishtinës”, kanë thënë burimet e Indeksonline./Indeksonline/