12:01 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lëvizja Vetëvendosje publikon kallëzimin penal ndaj presidentit Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë publik kallëzimin e paralajmëruar penal ndaj presidentit Thaçi. Sipas VV-së, ky kallëzim bëhet për shkak të dyshimit të bazuar se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25, 26, 27 dhe lidhur nenit 2 të KPRK-së.

“Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.

Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërrmarë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecëdentë në Republikën tonë” thuhet në raportin e VV-së./Indeksonline/