16:17 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Lew4nd0wski thyen rekordin e Gerd Mullerit

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka thyer një rekord të madh në Bundesliga.

Ylli i Bayern Munchen shënoi golin e tij të 40-të këtë sezon, duke kaluar kështu rekordin e legjendës, Gerd Muller – si shënuesi më i mirë brenda një sezoni, shkruan IndeksOnline

Golin e rekordit, Lewandowski e shënoi nga penalltia kundër Freiburg në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Bundesliga.

Polaku këtë gol e festoi duke shfaqur një foto të Mullerit në fanellën e tij./IndeksOnline/