Lewa në “duart” e Tares
E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është ende e paqartë.
Kontrata e tij e cila po skadon pas 2 muajsh, duket se po e sheh atë më larg Barcelonës se afër saj.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, Lewandowski ka marrë një ofertë nga skuadra e Milanit, ku të cilët e shohin atë si zgjidhje të problemeve në sulm.
Përveç Milanit, për të interesim kanë shprehur edhe Juventusi si dhe skuadra nga Arabia Saudite dhe MLS-ja.
Lewandowski, kishte ardhur në vitin 2022 nga Bayern Munichu, ku deri tani ka bërë 186 paraqitje dhe shënoi 118 gola dhe 23 asistime.
Ai në vitet e tij në Spanjë, fitoi 2 tituj të La Ligas, Kupën e Mbretit si dhe 3 Superkupa të Spanjës./IndeksOnline.

