19:19 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Lewandowski dëshiron Real Madridin pavarësisht ofertave

Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munchen verën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Polaku po vazhdon me formë të lartë edhe këtë edicion, por kontrata e tij aktuale e mban atë në Allianz Arena vetëm deri në vitin 2023, kështu që disa klube evropiane kanë filluar të mendojnë për transferimin e tij.

Megjithatë, bomberi i Bayern do të favorizonte skuadrën e Real Madrid edhe në rast se pranon një ofertë më të mirë nga ndonjë klub tjetër.