23:20 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / C E

Lewandowski në historinë e Bundesligës, vendos një rekord të ri

Njeriu i rekordeve, Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka vendosur një të ri në Bundesliga, pas golave të shënuar në transfertë kundër Borussia Dortmund.

Sulmuesi i Bayern Munich është lojtari që numëron më shumë gola në ndeshjet jashtë fushe në Bundesliga.

Lewandowski ka shkuar në kuotën e 118 golave dhe ka parakaluar legjendën Klaus Fischer, autor i 117 golave.