11:58 / E Enjte, 21 Prill 2022 / B O

Lewis Hamilton dhe Serena Williams pjesë e ofertës për të blerë Chelsean!

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe 23 herë fituesja e Grand Slam, Serena Williams, janë pjesë e ofertës për blerjen e Chelseat.

Ata janë pjesë e pakos ofertuese nga Sir Martin Broughton për të provuar blerjen e Chelsea Football Club nga Roman Abramovich.

Dyshja e famshme e sportit janë pajtuar qe të investojnë 20 milionë funta te Chelsea në rast se Broughton do të marrë në duar skuadrën londineze.

Hamilton dhe Williams janë pjesë e konsorciumit të Broughton, i cili përfshin gjithashtu mbështetje financiare nga miliarderët amerikanë të kapitalit privat Josh Harris dhe Dave Blitzer, të cilët do të kontrollonin shumicën e aksioneve në klub.

Dyshja aktualisht kanë aksione në Crystal Palace, të cilat do t’u kërkohet t’i shesin në rast të marrjes së Chelseat.

Martin Broughton ka qenë ish drejtor i rivalit të Chelseat, Liverpoolit./Indeksonline/