22:09 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

LG publikon tre telefona të ri që do të kushtojnë shumë lirë

Disa ditë para Kongresit Botëror të Telefonave që mbahet në Barcelonë, LG ka publikuar tre telefona të ri.

Këta tre telefona do të mund t’i blejnë të gjithë pasi që çmimi i tyre do të jetë më i lirë, transmeton Indeksonline.

Telefonat quhen ‘Q60’, ‘K50’, ‘K40’. Modeli ‘Q60’ ka katër kamera unike: një përpara dhe tre mbrapa. Kurse ‘K50’ ka një përpara dhe dy mbrapa, ndërsa ‘K40’ ka vetëm nga një në dy anët.

Deri më tani kompania nuk ka lajmëruar se për çmimin apo datën se kur do të dal në shitje./Indeksonline/