19:11 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liberalizimi i vizave për Kosovën, deklarohet Këshilli i BE-së

Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash rekomandimin e Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Gjatë fjalimit në PE, raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave pasi Kosova ka përmbushur gjitha kriteret.

Tashmë, pas përfundimit të kësaj procedure, grupi punues do të takohet me 17 shtator. Dhe kur të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit.

Zyrtarë nga Këshilli i Bashkimit Evropian për Indeksonline kanë thënë se nuk mund të japin një datë se kur do të mblidhet  këshilli i ministrave të BE-së.

“Liberalizimi i vizave është një dosje legjislative e cila mbulohet nga Këshilli i BE-së. Ne nuk mund të japim datë se kur do të ndodh votimi në këtë këshill ”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Këshillit të BE-së.

Tutje, ata kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë afat specifik se kur do të hyjë në agjendë cështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sa i përket procedurave legjislative për liberalizimine  vizave janë këto:

Komisioni Evropian i paraqet një propozim Këshillit dhe Parlamentit Europian

Këshilli dhe Parlamenti miratojnë një propozim legjislativ, qoftë në leximin e parë ose në leximin e dytë

Nëse të dy institucionet nuk arrijnë një marrëveshje pas leximit të dytë, mblidhet një komitet pajtimi

Nëse teksti i dakorduar nga komiteti i pajtimit është i pranueshëm për të dy institucionet në leximin e tretë, akti legjislativ miratohet

Nëse një propozim legjislativ është refuzuar në çdo fazë të procedurës, ose Parlamenti dhe Këshilli nuk mund të arrijnë një kompromis, propozimi nuk miratohet dhe procedura përfundon.

Ndërsa, votimi që përdorët në këshill është shumica e kualifikuar, ku rreth 80% të legjislacionit të BE-së miratohet me këtë procedurë.

Kur Këshilli voton mbi një propozim nga Komisioni ose Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, shumica e kualifikuar arrihet nëse plotësohen dy kushte. Njëri është që 55% e shteteve anëtare votojnë në favor apo kur propozimi mbështetet nga shtetet anëtare që përfaqësojnë së paku 65% të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Ndërsa, bllokimi i vizave mudn të ndodh atëherë kur të paktën katër anëtarë të Këshillit që përfaqësojnë më shumë se 35% të popullsisë së BE .

Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës./Indeksonline/

 

 

Temat: