22:07 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Libri “Lindja e një demokracie” vjen edhe në gjuhën shqipe

Shkrimtari francez Jacques Baudouin (Zhak Budua) vitin e kaluar ka botuar librin e tij kushtuar Kosovës të titulluar “Lindja e një demokracie, Hashim Thaçi dhe rruga drejt Kosovës së pavarur”.

Tani ky libër vjen edhe në gjuhën shqipe, e për ta promovuar atë, shkrimtari Bodua ka ardhur në Kosovën. Në mesin e shumë takimeve, ai ka mbajtur një ligjëratë edhe në fakultetin filozofik, ku mes të tjerash ka folur edhe për librin e tij të ri.