21:59 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Liburn Aliu: Do përpiqemi ta ruajmë secilin anëtar të Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu pas daljes nga mbledhja e Kryesisë  dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka shprehur optimizëm për situatën e krijuar pas mbledhjes.

Sipas tij, Vetëvendosja do të bëjë përpjekje ta ruajë secilin anëtar të VV-së, shkruan Indeksonline.

Aliu po ashtu ka thënë se çështja e kandidimit të Kurtit nuk është hapur fare  si temë diskutimi në mbledhje.

“Kam qenë pak optimist, tash jam shumë më optimist. Do bëjmë përpjekje me e rujt secilin anëtar të Lezivjës vetëvendosje. Ndërkaq çështja e kandidaturës nuk është hapur fare se a do votojnë apo jo”, tha Aliu para mediave./Indeksonline/