19:51 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Liderët e Serbisë nuk po mund ta përballojnë goditjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

Zv/kryeministri serb, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se po përballen me një luftë tregtare me Kosovën, me rastin e vendosjes së taksës 100% për produktet serbe.

Sipas Daçiq situata në këtë rast është mjaft e vështirë.

“Masat e marra janë me qëllim që të provokohet situata e vështirë politike, si dhe që të bëjnë komunitetin ndërkombëtarë të pranojë të gjitha kërkesat e tyre”, ka thënë Daçiq.

Kurse Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se vendimi i sotëm i Prishtinës për të rritur taksat për 100% mund të jetë ‘sulmi’ më serioz mbi Serbinë, qytetarëve serbë në Kosovë dhe institucioneve serbe.

Sipas tij, kjo është një goditje e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe në drejtim të ekonomisë serbe.

Tutje Gjuriq ka thënë se bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq kanë informuar ambasadorët  Kinës dhe Rusisë për këtë masë të ndërmarrë që sipas tij Serbia është vetëm viktimë./Indeksonline/