15:53 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Lidhja e Historianëve në Deçan reagon për rrugën Deçan – Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka reaguar ndaj fushatës kundër rrugës Deçan – Plavë, të ndërmarrë nga Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciative e Igumenit Janjiç dhe të mos pengojnë ndërtimin e rrugës nacionale Deçan – Plavë.

“Politika anti shqiptare e Manastirit të Deçanit vetëm sa po vjen e po forcohet, andaj i bëjmë thirrje Manastirit dhe personelit të tije, që të tërhiqet nga lojnat e ndyra të cilat do të prodhojnë destabilizim të rendit të përgjithshëm në Deçan dhe rrethinë”, thuhet në reagimin e Lidhjes.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha forcat politike në Deçan për unifikim dhe përgjigje sa me të madhe kundër iniciativës së serbo-madhit Janjiç për ndalimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, dhe kërkojmë që të organizohet një protestë e madhe popullore, me të cilën do të kërkohet ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë.