09:06 / E Martë, 05 Mars 2024 / LB

Liga e Kampionëve rikthehet me dy duele të zjarrta

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet kthyese të 1/8 së finales.

Mbrëmja e sontme në elitën e futbollit evropian, pritet të jetë e zjarrtë.

Bayern Munich-Lazio, ndeshje që luhet në “Alianz Arena”, është sfida kryesore që luhet sonte.

“Bavarezët” synojnë të përmbysin rezultatin e lojës së parë që flet në favor të Lazios (1-0), sfidë kjo që pritet prodhojë një ndeshje të fortë dhe cilësore.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër do të përballen Real Sociedad-PSG. Kampionët në fuqi të Francës vijnë në këtë duel me avantazhin prej 2-0, të arritur në Paris, megjithatë, skuadra e Sociedadit do të jep gjithçka në terren në mënyrë që të befasojë parisienët, edhe pse në letër skuadra e Luis Enrique-s, llogaritët favorite për të kaluar në rundin tjetër të garës më të madhe evropiane.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.