21:40 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Liga e Kombeve/Franca publikon listën e lojtarëve, vendime të mëdha nga Deschamps

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Deschamps ka marrë disa vendime të mëdha, ndër to duke mos e përfshirë sulmuesin e Milanit, Olivier Giroud, ndërsa ylli i Realit, Karim Benzema, është rikthyer në skuadër, përcjell KosovaPress.

Giroud shënoi dy gola në mungesë të Benzemas në miqësoret kundër Bregut të Fildishtë dhe Afrikës së Jugut në muajin mars, ndërsa iu afrua në tre gola rekordit të gjitha kohërave të Thierry Henry, me gjithsej 51 sosh në kombëtaren franceze.

Giroud e ka ndihmuar Milanin të kryesojë Serie A me nëntë gola në ligë këtë sezon, ku shënoi gola vendimtar si mysafir kundër Lazios dhe Napolit për ta mbajtur skuadrën e tij në rrugën e duhur drejt titullit.

Real Madridi i Benzemas është gjithashtu në krye të La Ligas, 12 pikë më shumë se Barcelona në vendin e dytë.

Benzema është në formë jetike, ku në Ligën e Kampionëve ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje duke e quar Realin në finale. Ai shënoi hat-trick kundër PSG dhe Chelsea në rrugën e tij drejt 44 golave në 44 ndeshje këtë sezon.

Po ashtu, Franca e fitoi edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve fal kontributit me gol në finale të Benzemas.

Ndërkaq, mesfushori i Marseille, Boubacar Kamara është thirrur për herë të parë në grumbullim me Francën.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve që kanë pranuar ftesë nga Deschamps për ndeshjet në Ligën e Kombeve.