75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ligjëruesi i Parisit paralajmëron pasoja të rënda për Kosovën, në bisedimet me Serbinë!

Zgjatja e bisedimeve të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më së shumti përfitime është duke i sjellë Beogradit zyrtar. Kësisoj, vendi ynë është duke pësuar ‘nokaut klasik’ nga këto bisedime të kryesuara nga evropianët.

Ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki përmes një shkrimi ka analizuar në detaje pasojat të cilat po i përjeton Kosova në këto bisedime me Serbinë, shkruan Indeksonline

Sipas tij, me forcimin e shtetit të Aleksandër Vuçiqit brenda Kosovës shumë shpejt mund kemi konflikt të ri me të.

“Sa më gjatë të jetë Kosova nën kontrollin e këtyre injorantëve të sodit, aq më shpejt do konfirmohen tri hipotezat e mësipërme”, ka shkruar ai.

Letra e plotë:

Mbani mend!

Këto bisedime do ta gjymtojnë Kosovën dhe do na çojnë në luftë…

Sa më i lartë të jetë niveli politik i bisedimeve me Serbinë aq më shumë do humb Kosova.

Sa më shumë që zgjasin bisedimet me Serbinë aq më shumë do zhbëhët dhe izolohet Kosova.

Sa më shumë që forcohet Serbia brenda Kosovës aq më shpejt do kemi konflikt të ri me të.

Sa më gjatë të jetë Kosova nën kontrollin e këtyre injorantëve të sotit, aq më shpejt do konfirmohen tri hipotezat e mësipërme.

Mos harroni! Bëhët fjalë për bisedimet « teknike » te Edita Tahirit. Aq teknike saqë në fund të takimeve fotografike në korridoret e Brukselit, Serbia u bë zyrtarisht bashkpronare e fatit të Kosovës dhe bashkqeverisëse e halleve tona, gjithnjë duke qenë edhe bllokuese e jona.
Sidoqoftë, tashmë ne kemi humbur ende pa u ulur ne tavolinën e pokerit evropian.

A e dini pse?

Sepse krejt kjo mesele e bisedimeve bëhet jo për të gjetë zgjidhje afatgjata por për ta kompensuar Serbinë për humbjen e Kosovës. Aleatët tanë priten 20 vite që Kosova të vetkonfirmohej shtet. Kjo s’ndodhi. Kosova u konfirmua projekt i dështuar në dorën e një kaste ultra kriminale. Kjo kastë i bindi aleatët që produkti « Kosovë » ishte me defekt. E tash « prodhuesi » i këtij produkti dëshiron me çdo kusht ta korrigjojë defektin duke e modifikuar esencen e produktit fillestar.
Sa për ilustrim, Kosova sot është në pozitën e një të sëmuri të cilit i kërkohet të rikthehet në sallën e operimit ku para 20 viteve të njëjtit mjekë ia shpëtuan jetën. Por rioperimi tash do bëhët me parametra tjerë dhe Kosova pritet do dalë nga salla me disa organe të dyfishuara (klonuara) e me disa tjera të gjymtuara.

Mos shkoni n’atë sallë siç keni shku deri tash se na morret n’qafë o injorantë. Jeni duke e mbjellë farën e një lufte të re ballkanike nga e cila shqiptarët do dalin më keq se ç’janë sot.

S’dua të keqkuptohem. Bisedime duhet te ketë me të gjithë por jo bisedime për ta humbur në tavolinë atë që u fitua me vuajtje një shekullore.

Nejse…bisedimet e deritashme i kanë arritur dy suksese të prekshme dhe të pamohueshme:

1) rikthimin legal të Serbisë në punët e Kosovës
2) avancimin e Serbisë në integrime deri në prag të BE-së.

Nuk bisedohet pa strategji e pa karta të « rrezikshme » si opsione. Karta e juaj e vetme sot është shpëtimi nga burgu dhe konservimi i pasurive ilegale që ia vodhët Kosovës bashkë me ëndrrat dhe shpresen e popullit të saj.

Ikni sa nuk është bërë vonë!

/nk/