10:34 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ligji i ri për trafik nervozon mitrovicasin, sulmon policin pasi ia shqipton dënimin

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicë gjatë ditës së djeshme një person ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kohës që ai ka pranuar një tiketë për një kundërvajtje në trafik.

Pas shqiptimit të dënimit, i dyshuari me veturën e tij në lëvizjes ka goditur njërin nga zyrtarët me pasqyrën anësore (retrovizorin), transmeton Indeksonline.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/