16:36 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Ligji për Gjuhët, forcat policore rrethojnë Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Kuvendi i Maqedonisë ka paralajmëruar se në seancën e sotme plenare do të diskutohet ligji për gjuhët.

Kjo pikë e rendit të ditës ka ngjallur reagime të mëdha, duke shkaktuar tensione brenda dhe jashtë objektit të Kuvendit.

Situatë e tensionuar duket brenda dhe jashtë objektit te Kuvendit te Maqedonisë, raporton Indeksonline.

Për këtë, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh. Korrespodenti i Indeksonline ka raportuar se jashtë shihen masa të shtuara të sigurisë, që po mbajnë rend dhe qetësi.

Ndërkohë qytetarë në numër maqedonas janë mbledhur para godinës së Kuvendit dhe kërkojnë bllokimin e ligjit të gjuhës shqipe. Indeksonline/