09:27 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Likaj: Nëse tregojnë rezultate më të mira mësimdhënësit do të meritojnë pagën e 13-të

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në një konferencë shtypi ka thënë se janë shënuar hapa pozitivë edhe në kontratën kolektive dhe se kanë hasur në mirëkuptim të SBASHK-ut që për shkak të situatës me pandeminë Covid dhe asaj ekonomike që pjesë të kësaj kontrate të shtyhen për zbatim deri në vitin 2023.

Ai ka folur edhe për pagën e 13, i cili ka thënë se ajo do të bëhet në bazë të performancës që do të tregojnë mësimdhënësit.

“Natyrisht që për pagën e 13 është e lidhur shumë ngushtë me performancën e arsimtarëve. Nëse do të ketë paraqitje të mirë dhe performancë të mirë edhe ajo do të bëhet, e meritojnë”, tha Likaj.