20:43 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Lil Wayne ndahet nga e fejuara

Reperi Lil Wayne dhe e fejuara e tij La’Tecia Thomas i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Modelja australiane nxiti thashethemet me postimet e saj të fundit në mediat sociale,në të cilat shihet pa unazën e saj të fejesë. 

Siç thekson AceShowbiz , Thomas hoqi Wayne dhe të gjitha llogaritë e tij të fansave në Instagram, por prapë vijon të ndjekë vajzën e tij Reginae. Ndërsa ata ishin bashkë, ajo ishte personi i vetëm që Wayne ndoqi. Por tani ai nuk ndjek askënd.

Prishja e fejesës së tyre duket se ka ndodhur kohëve të fundit. Pasi modelja ishte parë duke mbajtur unazën e saj të fejesës së fundmi më 28 prill, por ajo mungonte në dorë e saj në foto nga fillimi i majit.

Në shkurt, çifti bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në festën e publikimit të albumit Wayne’s Funeral në Miami.

Të dy u takuan në mediat sociale pasi Wayne i dërgoi mesazh në DM-të e saj ndërsa ndodhej jashtë shtetit vitin e kaluar./Indeksonline/