23:52 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Lille shumë afër titullit, dy ndeshje deri në fund

Lille ka shënuar një tjetër fitore dhe ka bërë një hap shumë të madh drejt titullit kampion në Ligue 1 të Francës

Yilmaz me dy gola dhe David me një ia siguruan fitoren Lille në udhëtim 0:3 ndaj Lens.

Me këtë fitore, Lille është më afër se kurrë për t’u shpallur kampion teksa ka 79 pikë në vendin e parë, katër më shumë se PSG që ka një ndeshje më pak.

Ku kanë mbetur edhe dy ndeshje, PSG është shumë pranë ta humb titullin dhe mbretërimin në Francë nga Lille.

Në rast triumfi, ky do të ishte titulli i parë pas 10 viteve për Lille.