22:01 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj: Bashkimi Europian t’ia bëjë të qartë Serbisë se Kosova nuk e duron më sjelljen e Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se e mirëkupton reagimin e Bashkimit Evropian pas vendosjes së masës prej 100% për produktet serbe.

Limaj ka thënë se nuk kanë pritur reagim tjetër nga BE, por k a thënë se sjellja që Serbia ia ka bërë Kosovës nuk mund të durohet nga Kosova.

Kjo sjellje, sipas tij, është e papranueshme dhe Bashkimi Evropian ai thotë se duhet t’i kërkoj Beogradit të ndryshoj sjelljen në raport me Kosovën.

Kryetari i Nismës ka thënë se Serbia duhet të ndalë njëherë e përgjithmonë diplomacinë agresive.

Serbia, sipas tij, po i prishë themelet e CEFTA-s.

Limaj ka apeluar që të mos keqpërdoret kjo masë në Kosova për të përfituar individualisht.

Temat: