12:41 / E Premte, 29 Qershor 2018 / k.v

Limaj bojkoton raportimin e Thaçit në Qeveri (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka raportuar sot para kabinetit qeveritar për takimin e së dielës të mbajtur në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Por këtë takim e ka bojkotuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Limaj që zakonisht shfaqet në mbledhje të qeverisë në krahun e majtë të kryeministrit Haradinaj, këtë herë aty i ulur ndodhej zv/kryeministri Pacolli.

Ndryshe Nisma Socialdemokrate në vazhdimësi ka bërë thirrje që të arrihet konsensus sa më i gjerë për çështjen e dialogut.

E presidenti Thaçi sot në raportimin e tij ka thënë se Kosova ka arritur në fazën përfundimtare të dialogut, raporton Indeksonline.

I pari i shtetit i ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve politik që të marrin pjesë në dialog dhe të japin kontributin e tyre në tryezën e Brukselit./Indeksonline/