75 Mall Live Search
13:08 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Limaj: I kemi numrat, sot përfundimisht kalon demarkacioni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përsëritur se sot do të miratohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.

Ai ka thënë se tashmë votat i kanë siguruar dhe se pret që të përmbyllet përfundimisht kjo çështje, raporton Indeksonline.

“U zhvillua një debat mbrëmë ku deputetët patën mundësi të tregojnë qëndrimet e tyre. Praktikisht është e qartë kush është kundër e kush pro demarkacionit. Ne do të ecim tutje me procedimin e demarkacionit. Sot do të përfundoj kjo çështje dhe do të mbyllet. Pres që deputetët të kryejnë punën e tyre, të kryejnë obligimin dhe të fillojmë të merremi me tema tjera. 80 vota vijnë prej deputetëve të Kuvendit që do të votojnë dhe përfundimisht do ta heqim nga rendi i ditës”, ka thënë Limaj. /Indeksonline/