23:20 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Limaj i prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është prekur thellë nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.

Përmes një statusi në Facebook Limaj ka thënë se ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri. Ndërsa i ka shpreh ngushëllime farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje.