14:25 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Limaj merr pjesë në konferencën e organuzar nga partitë socialdemokrate europiane

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me ftesë të partive socialdemokrate europiane do të marr pjesë në konferencën dy ditore e cila do të organizohet në Podgoricë dhe Tiranë.

Partia të cilën Limaj e drejton është e profilizuar si parti me program socialdemokrat.

Pjesë e këtij takimi pritet të jenë përfaqësues të lartë të partive socialdemokrate nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe drejtues të qeverive të vendeve tē ndryshme.