14:52 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Limaj në Malishevë bën vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. Më këtë rast, Limaj ka thënë se ky është lajm i mirë për qytetarët e Malishevës. Ai ka uruar qytetarët e kësaj komune me rastin e fillimit të punimeve të kësaj qendre.

Ai ka bërë me dije se në këtë qendër pritet të vendosen mbi 40 familje. Limaj ka thënë se institucionet e kanë për obligim të jenë afër atyre familjeve të që s’kanë as mundësi minimale as për banim.

“Është lajm i mirë definitivit që së paku 40 familje të cilat nuk qëndrojnë mirë materialisht t’u ofrohet mundësia për të banuar këtu. Iu uroj të gjithëve për këtë Qendër”, ka thënë Limaj. Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka thënë se ky investim ka qenë shumë i nevojshëm. Ai ka uruar qytetarët duke shtuar se fillimi i ndërtimit të kësaj qendre dëshmon qartë se si qeveri komunale janë përcaktuar t’i mbështesin kategoritë që kanë nevoje për dorën e shtetit.

E, zv-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka thënë se vënia e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social tregon qartë interesimin e institucioneve të Qeverisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë familjeve që kanë nevoje për dorën e shtetit. Dukolli ka bërë me dije se Ministria e Punës do të investoj në këtë Qendër mbi 600 mijë euro. Ai ka thënë se vendosja e mbi 40 familjeve do të këtë efekt të madh për të zbutur numrin e familjeve që kanë nevoje për përkrahje./Indeksonline/

Temat: