22:54 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Limaj: Pas 2764 ditëve ndjekje u dëshmua se zero cent janë keqpërdorur nga unë në rastin MTPT (Video)

Kryetari i Nismës për Kosovën, njëheresh zv/kryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka dhënë fjalën përfundimtare në rastin e njohur si MTPT.

Pas fjalës përfundimtare nga ana e mbrotjes, trupit gjykuës i është drejtuar edhe vet Limaj.

“Në fillim të këtij gjykimi kam thënë tri gjëra që dua ti përsëris. Ky proces i ngjan shumë novelës së famshme të Kafkës “ Procesi”. E kam parafrazuar një proverbë kineze se dyshimi është si mjegulla që nuk e lejon të shihet e vërteta. Për këto dy vite e keni pasur mundësinë që kjo mjegull e ngritur për 7 vite ndaj personalitetit tim, është lrguar dhe keni pra jush pamjen e vërtetë të këtij procesi. E treta që kam thënë është se që nga dita e parë Prokuroria do ta shihni gjatë procesit se nuk do e arrijë të provojë qoftë edhe një cent që është keqpërdorur nga ana ime si ministër në MTPT”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se ka 2764 ditë që ballafaqohet me akuza dhe në fund dëshmohet se as edhe një cent nuk është keqpërdorur nga ana e tij, për sa kohë që ka drejtuar ministrinë e Transportit.

Më poshtë mund të ndiqni fjalën përfundimtare të Limajt dhënë para trupit gjykues: