11:49 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Limaj: Urime 28 nëntori, bashkë më lirinë vjen edhe përgjegjësia

I pari i Nismës për Kosovën gjithashtu zv/kryeministër i vendit, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për 28 nëntorin.

Me këtë rast, Limaj ka thënë në ditët si kjo nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqësit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Limaj ka uruar për ditën e  flamurit, daljen në publik të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ky është postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë,

28 Nëntori është dita e lirisë.

Kjo festë e madhe e jona, dita e flamurit tonë kombëtar na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, në këtë ditë nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqesit, komandantët dhe luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit tonë e deri tek lufta e lavdishme e UÇK-së në Kosovë. Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk n’a është falur, ajo është paguar me gjakun e djemëve më të mirë të këtij vendi.

Prandaj, urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI.

F.L”