09:41 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj uron shqiptarët për festat e Nëntorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët për Festat Kombëtare të 28 Nëntorit.

Limaj thotë se Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë tonë kombëtare.

Sipas Limajt, 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët.

“Sot shqiptarët anekënd botës festojnë 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar në sot kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj ditë në etapa të ndryshme. Prandaj të gjithë qytetarëve urime Festat Kombëtare të 28 Nëntorit! Lavdi dëshmoreve të Kombit”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.