75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limani: Ardian Nuhiu, ishte çelësi i fitores!

Drita ka triumfuar ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks me rezultat final në 0:2, takimi u zhvillua në kuadër të kualifikimeve në Evropa Ligë.

Djelmoshat e Nuhiut arritën të shkruajnë historin, pasi fituan takimin ndaj Sileks, shkruan IndeksOnline


Pas takimit foli edhe kapiteni i skuadrës së Dritës dhe realizatori i golit të dytë, Ardian Limani, a ie cilësoi takimin si të vështirë ndërsa thotë se ishte i lumtur që fituan.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë kishim vështirësi dhe nuk arrinim të dilnim në lojën tonë. Në pjesën e dytë e dominuam takimin dhe për këtë jam shumë i lumtur.

“Trajneri na kishte treguar cdo detaj për ekipin kundërshtar dhe e kishim më të lehtë çasjen në këtë ndeshje. Mendoj që ky ishte çelësi i suksesit”, tha ndër të tjera Limani.